Telenews

Murati: Qeveria po i mbështet bizneset në veri për hapjen e deri në 2 mijë vende të reja pune

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se Qeveria e Kosovës po mbështetë të gjitha bizneset e reja dhe ato ekzistuese në katër komunat në veri për hapjen e deri në dymijë vende të reja pune, përmes subvencionimit të pagës për punëtorët.

Përmes një shkrimi në Facebook, Murati thotë se të gjithë ata që janë të interesuar mund të drejtohet tek zyrat e Agjencisë së Punësimit.

“Me rivendosjen e rendit dhe ligjit në katër komunat veriore të vendit, tani po shohim dita ditës edhe hapjen e bizneseve të reja dhe shtimin e aktivitetit afarist në atë pjesë.

Qeveria po mbështetë të gjitha bizneset e reja dhe ato ekzistuese në katër komunat në veri për hapjen e deri në dymijë vende të reja pune, përmes subvencionimit të pagës për punëtorët.

Për më shumë informata, mjafton të drejtoheni tek zyrat e Agjencisë së Punësimit që tashmë gjenden edhe në hapësirat e objekteve komunale”, shkroi Murati.

Të ngajshme

Rritet inflacioni në mars: 2,9 për qind më i lartë sesa në muajin e njëjtë të 2024-ës

Erzana Fazliu

Gërxhaliu: Rritja e çmimit të rrymës është grusht dërrmues për ekonominë dhe goditje për familjet kosovare

Donat Hashani

ZRRE-ja pritet ta rrisë çmimin e rrymës deri në 16 për qind

Erzana Fazliu