Telenews

Murati takohet me shefin e ri të BERZH-it në Kosovë

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka pritur sot në takim njoftues shefin e ri të Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim (BERZH) për Kosovë, Sergiy Maslichenko.

Bëhet e ditur se gjatë këtij takimi është diskutuar për zbatimin e projekteve mes Qeverisë dhe BERZH-it, dhe thellimin e bashkëpunimit.

“Gjatë takimit u diskutua lidhur me projektet kryesore infrastrukturore të Qeverisë së Republikës së Kosovës me BERZH, ecurinë e zbatimit të tyre, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit.Me këtë rast, delegacioni i BERZH-it shprehu gatishmërinë për të vazhduar diskutimin në fushat me interes për vendin tonë, me theks të veçantë në sektorin e energjisë”, thuhet në njoftim.

Teksa thuhet se ministri Murati ka vlerësuar lartë bashkëpunimin me BERZH-in dhe rolin e Bankës në financimin e projekteve të ndryshme të cilat kanë kontribuar dukshëm në përmirësimin e shërbimeve të rëndësishme për qytetarët e Kosovës.

Të ngajshme

Sa njerëz e shfrytëzojnë ChatGPT-në gjatë javës?

Rrezarta Ramaj

19-vjeçari gjendet pa shenja jete në Nikaj të Kaçanikut, policia nis hetimet

Rrezarta Ramaj

Dy orë prej kur filloi, ende po vijon takimi Kurti-Hamza

Rrezarta Ramaj