Telenews

Murati tregon fajtorin për vonesat për projektligjin e pagës minimale

 

 

Ministri i Financave, Hekuran Murati është pyetur sot në konferencë për medie lidhur me projektligjin e pagës minimale.

Ai ka thënë se mbi 100 mijë personave po u mohohet kjo e drejtë, pasi i njëjti mbahet peng nga Kushtetuesja.

Murati shtoi se nuk e di as pse po mbahet i bllokuar ky ligj.

“Unë nuk e di pse po mbahet i bllokuar ky ligj. U desh një vit që të kalojë në Kuvend, e pastaj AAK, bashkë me disa deputetë të tjerë, i mblodhën 10 nënshkrime dhe e çuan në Kushtetuese, aty ku po mbahet që nga gushti i vitit 2023”, shtoi ndër tjerash Murati.

Të ngajshme

Gati 700 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë në gjashtë muajt e parë të vitit

Yllka Gashi

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës: Fermerët rrezikojnë falimentimin për shkak të vonesave në pagesa

Yllka Gashi

Kuvendi i Prishtinës miraton buxhetin 2027 prej 161 milionë eurosh

Yllka Gashi