Telenews

Murati: U ekzekutua një pjesë e pagesave për studentë, pensionet dhe shtesat për fëmijë priten gjatë muajit

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se është procesuar grupi i parë i pagesës së njëhershme prej 100 euro për rreth 50 mijë studentë.

Përmes një postimi në facebook, Murati po ashtu ka bërë të ditur se nga java e ardhshme do të ketë rritje të pensioneve bazë nga 120 në 150 euro, duke përfshirë rreth 200 mijë pensionistë në gjithë vendin.

“Njësoj edhe shtesat për fëmijë, nisur nga ky muaj, do të ekzekutohen me rritje prej 50% për rreth 400 mijë fëmijë,” ka shkruar Murati.

 

Të ngajshme

Ngjarjet kryesore për sot

Donat Hashani

Moti për sot

Donat Hashani

Adelina falënderon votuesit e LDK-së dhe thekson nevojën për reflektim e ndryshim brenda partisë

KushtrimGuraj