Telenews

Muriqi afër transferimit te Ipswich Town

Skuadra e inkuadruar në Premier League, Ipswich Town, ka arritur marrëveshje me Burnleyn për transferimin e portierit të Kosovës, Arijanet Muriq. Kështu ka raportuar të shtunën “The Athletic”.

Klubi anglez pritet t’i paguajë rreth tetë milionë euro për shërbimet e 25-vjeçarit.

Muriq pritet ta zëvendësoj portierin polak Vaclav Hladky, i cili është larguar nga Ipswich Town më 1 qershor.

Muriq është pjesë e skuadrës së Burnleyt, ekip që nga edicioni i ardhshëm do të bëjë gara në kategorinë e dytë të futbollit anglez. Në edicionin 2023/2024, Muriq me fanellën e Burnleyt ka zhvilluar 14 paraqitje në të gjitha garat.

Me përfaqësuesen e Kosovës ka zhvilluar 36 ndeshje.

 

Të ngajshme

“Ju vraft Zoti e Allahu”- Kështu Kurti e keqpërdori për fushatë vajzën e vogël në Vushtrri

Rrezarta Ramaj

Pas incidentit të dhunshëm në Zvërnec, hiqet teli me gjemba nga rrethimi i kantierit

Rrezarta Ramaj

Butrint Imeri rikthehet fuqishëm, publikon këngën “Sytë e mi” nga albumi i ri “I Pari”

Blearta