Telenews

Zeneli pas debutimit në Botëror: Përfaqësoj Suedinë dhe Kosovën

Besfort Zeneli ka debutuar sot në Kampionatin Botëror, në një ndeshje ku Suedia u mposht thellë 5-1 nga Holanda.

Pavarësisht rezultatit të rëndë, mesfushori me origjinë nga Kosova u shpreh i lumtur për paraqitjen e tij të parë në skenën më të madhe të futbollit botëror.

Në një intervistë pas ndeshjes, Zeneli theksoi lidhjen e tij të fortë me dy vendet, duke deklaruar se përfaqëson si Suedinë ashtu edhe Kosovën në aspektin personal dhe familjar.

“Unë gjithmonë e përfaqësoj Suedinë dhe Kosovën. Jam i lindur në Suedi, por prindërit e mi vijnë nga Kosova dhe çdo vit e vizitojmë Kosovën”, u shpreh ai.

Zeneli pritet të shihet në vazhdim të turneut, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë rol titullar në ndeshjen e radhës ndaj Japonisë.

Të ngajshme

Liverpooli trondit tregun: 35 milionë euro për portierin 18-vjeçar –

KushtrimGuraj

Fitore historike për Kosovën – Islam Selmani siguron medaljen e parë të artë në karate në “Taranto 2026” –

KushtrimGuraj

Trajneri Maliqi njofton transferimin e talentit të Kosovës te skuadra gjermane

Yllka Gashi