Nagavci në një postim në Facebook shkruan se menjëherë pas pranimit të informatës, Inspektorati i Arsimit e ka inspektuar këtë institucion parashkollor dhe është informuar se edukatores në fjalë i është ndërprerë marrëdhënia e punës.
Postimi i plotë:
Dhuna është e pa tolerueshme dhe e dënueshme.
Me keqardhje kemi pranuar lajmin për rastin e ndodhur në një kopsht privat në Mitrovicë, për dhunën e ushtruar ndaj një fëmije nga një edukatore e këtij kopshti.
Menjëherë pas pranimit të informatës, Inspektorati i Arsimit e ka inspektuar këtë institucion parashkollor dhe është informuar se edukatores në fjalë i është ndërprerë marrëdhënia e punës.
Uroj që ky të jetë rasti i fundit i ngjashëm në cilindo institucion edukativo-arsimor dhe përgjithësisht i dhunës ndaj fëmijëve.
Si ministre e Arsimit zotohem se do të jemi të pa kompromis ndaj çfarëdo forme të dhunës ndaj fëmijëve.

