Telenews

NAGAVCI: PËR NGRITJEN E AKTAKUZËS U NJOFTOVA NGA MEDIAT

Nagavci përmes një postimi në Facebuk ka shkruar se për ngritjen e aktakuzës është njoftuar nga mediat duke shprehur keqardhje për institucionet përgjegjësitë cilat sipas saj nuk e kanë njoftuar më parë për ngritjen e kësaj aktakuze, shkruan teve1.info.
“Për aq sa u njoftova nga mediat, aktakuza ka të bëjë me angazhimin tonë në kundërshtim të marrëveshjeve të dëmshme, përkatësisht ‘’Zajednicë’’ e ‘’Demarkacion’’, njëra që cungonte sovranitetin, tjetra territorin e Kosovës. Nëse asokohe isha e sigurt, sot në vitin 2022 jam edhe më e bindur se kundërshtimi dhe rezistenca përveçse i drejtë ishte edhe i domosdoshëm. Deputeti betohet në respektimin dhe mbrojtjen e Kushtetutës dhe pas vendimit të GJK-së me 2015 mosveprimi ndaj cënimit që po i bëhej vendit do të përbënte shkelje e betimit të deputetit. Teksa dëmet e këtyre marrëveshjeve jemi duke i vuajtur edhe sot, ndihem krenare që isha në anën e kundërt me politikën që sjellte kompromise, dëmtonte vendin dhe shkatërronte të ardhmen e qytetarëve”, ka shkruar ministrja Nagavci.
Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Arbërie Nagavci po akuzohet për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”
Nagavci po akuzohet se më 21 mars të 2018-ës, gjatë mbajtjes së seancës në Kuvendin e Kosovës në të cilën ishte hedhur gaz lotsjellës, gjatë kontrollimit nga policia asaj i ishte gjetur një sprej ngjyrë e gjelbër me pjesë spërkatëse të zezë, ka raportuar “Betimi për Drejtësi”.

Të ngajshme

Ndahet nga jeta mësuesi i shquar nga Drenasi, Hamdi Kurti

Donat Hashani

Ndërron jetë nëna e Edmond Lajqit, një ditë pasi djali ia vrau renë

Donat Hashani

Këshilli i Qarkut të Vlorës me falenderim të veçantë për Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Prishtinë

Donat Hashani