Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se ka kërkuar nga Krimet Ekonomike që të hetojnë disa keqpërdorime me librat amëz, shkruan Express.
Nagavci tha se si rezultat i këtyre keqpërdorimeve, kanë pësuar dhjetëra-mijëra student të cilët i kanë vijuar studeimet në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë.
“Edhe një betejë me keqpërdorues. Kësaj radhe në lidhje me procesin e librave amëz ku si rezultat i kësaj kanë pësuar dhjetëra-mijëra studentë të cilët i kanë vijuar studimet në Institucionet e Arsimit të Lartë në Kosovë”, ka shkruar ajo.
Sipas Nagavcit, “këta studentë për shumë vite nuk kanë mundur t’i verifikojnë diplomat e tyre për punësim dhe vazhdim të studimeve”.

