Telenews

Nata e parë e Sunny Hill përmes fotografive

Sunny Hill Festival nisi të enjten, më 4 gusht, kur dyert u hapën në orën 12:00.

Në festivalin i cili tashmë është bërë tradicional në vendin tonë, këndoi artistja me famë botërore, Dua Lipa.

May be an image of 1 person

Me veshje ngjyrë rozë dhe vallëtarët me vete, artistja u kujdes që performanca e natës së mbrëmshme të mbetet gjatë në kujtimet e adhuruesve të muzikës së saj.

Në mesin e mijëra njerëzve që u mblodhën në Parkun e Gërmisë, Dua këndoi këngët e reja, duke ndezur skenën gjigante të këtij festivali.

May be an image of 1 person, standing and crowd

Veç saj, edhe yjet nga vendi si Elvana Gjata dhe Kida, kënduan hitet e tyre shqiptare.

Audienca e ‘zjarrtë’ u ndez kur dy artistët dhanë maksimumin për t’i argëtuar pjesëmarrësit e këtij festivali që mbledh emra të vulosur të industrisë së muzikës.

 

Sunny Hill Festival vazhdon edhe sot, madje edhe dy ditë tjerë, deri më 7 gusht.

Sonte pritet të performojë ylli kolumbian J Balvin, dhe këngëtarë të tjerë të vendit tonë, për të vazhduar në netët e tjerë me Skepta dhe Diplo.

May be an image of one or more people, people standing and crowd

Të ngajshme

Mozzik dhe Getinjo publikojnë “P9 & ICE” – dy këngë në një klip

KushtrimGuraj

Ledri Vula feston 39-vjetorin me një surprizë të papritur, merr dhuratë një Ferrari nga një person anonim

KushtrimGuraj

Ky reagim i Selvijes na la të kuptojmë se gjërat s’janë aq në rregull sa tha Shpati

KushtrimGuraj