Telenews

Ndahen afro 3 milionë euro për mirëmbajtjen dimërore të autostradave të Kosovës!

Ministria e Infrastrukturës ka nënshkruar një tender për mirëmbajtjen dimërore të autoudhëve A7 “Ibrahim Rugova” dhe A6 “Arbën Xhaferi”, i ndarë në disa llote.

Vlera totale e kontratës është 2,895,700 euro dhe ka për qëllim sigurimin e sigurisë dhe qarkullimit të rrugëve gjatë dimrit, kontratë kjo e paraparë për 6 muaj.

“Hyrja e motit në dimër shpesh është e paparashikueshme dhe kërkon një qasje fleksibile në sigurimin e shërbimeve. Kushtet dhe siguria në rrugë gjatë dimrit janë dukshëm të kufizuara nga bora dhe akulli. Të gjitha masat e ndërmarra për të kundërvepruar ndaj pasojave të borës dhe akullit përshkruhen si Shërbime për Mirëmbajtjen Dimërore.”, thuhet mes tjerash në përshkrimin e njoftimit nga E- Prokurimi.

“Pastrimi i borës përfshin shkrifetimin dhe transportin e saj. Ndryshe nga uji, bora mund të ngjeshet, por nuk është elastike; kur ngjeshet, ruan formën e vet. Për këtë arsye, largimi i saj në kohë është tepër i rëndësishëm për sigurinë e rrugëve dhe për ekonominë kombëtare.”, vleresohet tutje në përshkrimin e kontratës e cila buxhetit të shtetit gati 3 milion euro.

Tenderi i ndarë në katër llote për mirëmbajtjen dimërore të autoudhëve A7 dhe A6 ka shpallur fituesit e kontratave:

Llot 1 – Autoudha A7 “Ibrahim Rugova” i ka shkuar Grupit të Operatorëve Ekonomik “Lika Trade Sh.p.k.” dhe “Lika Company SH.P.K.”, me një vlerë prej 913,320 euro.

Llot 2 – po ashtu për Autoudhën A7 “Ibrahim Rugova” fitues është i njëjti grup operatorësh, me një kontratë prej 758,413.44 euro.

Llot 3 – Autoudha A6 “Arbën Xhaferi” është fituar nga Damastion Project SH.P.K., me një vlerë prej 658,838.25 euro.

Llot 4 – Autoudha A6 “Arbën Xhaferi” i është dhënë Grupit të Operatorëve Ekonomik EUROKOS HOLDING SH.P.K. dhe VIA, me një kontratë prej 549,472.61 euro.

Të ngajshme

Besnik Osmani prezanton planin për vendosjen e ashensorëve në lagjen “Apollonia”

Valjeta Turkaj

AGK-ja kërkon zgjidhje për pagat e punëtorëve të RTK-së

Valjeta Turkaj

Miu “shëtitet” nëpër Mensë të Studentëve (VIDEO)

Valjeta Turkaj