Telenews

Ndalet prodhimi i iPhone-ve në dy fabrika në Kinë

Kompania ka thënë se ka pezulluar përkohësisht prodhimin në dy fabrikat e saj në Kinë.

Ky njoftim vjen pasi autoritetet kanë lehtësuar disa prej kufizimeve për koronavirus në Shangai më 12 prill.

Kjo ka nënkuptuar që disa prej 25 milionë banorëve të qytetit mund të largohen nga shtëpitë e tyre pas disa javëve.

Qyteti është izoluar në fund të muajit mars, pasi numri i infektimeve është rritur në kryeqytetin financiar të Kinës.

Pegatron ka thënë se ka ndalur punën në fabrikat në Shangai dhe Kunshan “si përgjigje ndaj masave parandaluese për COVID-19”.

Kompania ka thënë se do të punojë me autoritetet “për t’iu rikthyer punës sa më shpejt që është e mundur”.

Edhe dy kompani tjetër, Quanta dhe Compas Electronics, të cilat prodhojnë pajisjet MacBook dhe iPad të kompanisë Apple, kanë pezulluar po ashtu punën, ka raportuar media japoneze, Nikkei./REL

The post Ndalet prodhimi i iPhone-ve në dy fabrika në Kinë appeared first on tëvë1.

Të ngajshme

Apple ka lansuar iOS 16.4, plot emoji dhe veçori të reja

Albiona Ibishi

Kyçet edhe fshati i fundit në Kosovë në internet brezgjerë me shpejtësi të lartë

Donat Hashani

Publikohen katër mënyrat efikase që mund ta kuptoni nëse po iu spiunohet telefoni

Donat Hashani