Telenews

Ndalohet kontrabanda e mallrave nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, sulmojnë policinë gjatë ndalimit

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka parandaluar një tentativë për kontrabandë me mallra nga Maqedonia e Veriut, gjatë një operacioni të realizuar në kufirin lindor të Kosovës.

Sipas njoftimit të Policisë, më 26 shkurt 2025, rreth orës 20:00, njësia e Task Forcës ka marrë informacione për një automjet, të dyshuar se po transportonte mallra të kontrabanduara përmes rrugëve malore.

Automjeti i dyshuar, një Sharan me targa SK nga Maqedonia e Veriut, u ndalua dhe u kontrollua.

Gjatë kontrollit, dyshohet se mallrat që po transportoheshin ishin të kontrabanduara dhe përdoreshin për një postë të shpejtë.

“Në momentin e ndalimit, personat e dyshuar që ndodheshin në automjet kanë sulmuar zyrtarët policorë dhe doganorë, duke shkaktuar lëndime trupore dhe dëmtuar një automjet zyrtar. Për shkak të këtij incidenti, autorët janë arrestuar dhe janë dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit”, ka njoftuar policia.

Një nga të arrestuarit kishte qenë i arrestuar disa ditë më parë për një rast tjetër të kontrabandës.

Hetimet për këtë rast po vazhdojnë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në koordinim me institucionet e drejtësisë.

Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës po vazhdojnë përpjekjet e tyre për luftimin e kontrabandës dhe të gjitha formave të krimit, duke siguruar rend dhe ligj në kufijtë e vendit./Telenews.al/

https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/938926238447635?ref=embed_post

 

Të ngajshme

Ngjarjet e ditës

Erzana Fazliu

Vidhnin banesat e milionerëve në Spanjë, shkatërrohet banda shqiptare! Sekuestrohen mbi 39 mijë euro cash

KushtrimGuraj

Zbulohen arsyjet pse Gjykata Kushtetuese vendosi për rikthimin e Erion Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës

Donat Hashani