Telenews

Ndalohet për 48 orë zyrtari që dyshohet se ndryshoi kufijtë kadastralë të një parcele toke

Policia e Kosovës ka ndaluar për 48 orë një zyrtar të kadastrit të një komune mbi dyshimet për ndërhyrje në sistem për të ndryshuar kufijtë kadastralë të një parcele toke.

Siç thuhet në njoftim, Policia e Kosovës ka ndaluar ka pranuar informata lidhur me rastin se person/a zyrtar nga zyra kadastrale e një komune kanë ndërhyrë në sistem, duke ndryshuar kufijtë kadastral të një parcele tokësore, pronë e ankuesit, në favor të një pale të tretë duke ia mundësuar parcelës së tij qasjen në një rrugë publike në mënyrë të kundërligjshme.

“Këtë veprim i njëjti dyshohet se e kryen përkundër faktit që kjo parcelë tokësore kishte masë të përkohshme të vendosur nga Gjykata themelore e Prishtinës, dhe me këtë dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, përcaktuar sipas kodit penal të RKS-së”, thuhet në njoftim.

Sot, i dyshuari është marrë për intervistim, i cili në prezencë të avokatit të tij mbrojtës është mbrojtur në heshtje.

source

Të ngajshme

Misteri i 1 milion eurove të fshehura në Mercedes në Merdarë, 33-vjeçari që pretendon se paratë janë të tij – përfundon në prangat e Speciales –

KushtrimGuraj

Ligji për Specialen u kthye në Kuvend, BE-ja kërkon konsultim para rinisjes së diskutimeve për ndryshime –

KushtrimGuraj

Nga marihuana e paketuar me foli alumini te pistoleta me dy fishekë – çfarë sekuestroi Policia në Podujevë? –

KushtrimGuraj