Telenews

Ndërpritet sërish seanca konstituive, vazhdon të mërkurën

Është ndërprerë për herë të katërt seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës .

Kjo seancë do të vazhdojë të mërkurën në orën 10:00.


Bajrami: Vetëvendosje nuk është e interesuar për marrëveshje politike

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së Hykmete Bajrami, ka folur për media pas ndërprerjes së seancës për votimin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Bajrami deklaroi para mediave se Vetëvendosje nuk është e gatshme për marrëveshje politike.

“Dhe ju e keni dëgjuar një subjekt politik që ka problem me kandidaturën. Nëse këta do të ishin të interesuar për marrëveshje do të uleshin me këtë subjekt politik se cili është emri i pranueshëm”, deklaroi ajo.

Edhe sot Lëvizja Vetëvendosje nuk i pati votat për votimin e kryetarit të Kuvendit.

Kështu Glauk Konjufca, tha se LVV-ja e ka emrin e njëjtë për këtë pozitë, dhe kërkoi kohë shtesë për këtë.

Seanca e radhës vazhdon më 23 prill, të mërkurën në ora 10:00./Klankosova.tv


Limaj flet për kompromisin e konstituimit: Besoj keni dëgju – partia e parë

Fatmir Limaj nga Nisma Socialdemokratike, e ka quajtur ‘’qëndrim korrekt’’, kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje, për kohë shtesë, për marrëveshje politike rreth konstituiimit.

”Besoj që ishte një qëndrim korrekt për të gjetur rrugë. Kjo është mënyra e bashkëpunimit. Besoj që nga sot do të bëhen përpjekje për të dhënë shanse me u afru”.

Cili është kompromisi i mundshëm? – u pyet ai nga gazetarët.

”Besoj tash keni dëgju. Partia e parë”.


Krasniqi, VV-së për kryeparlamentarin: U takon t’i bëjnë votat nëse munden

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi nuk ka ndryshuar qëndrim mbi çështjen e votimit të kandidatit për Kryeparlamentar të partisë propozuese.

”Jemi sot këtu për të ecur përpara”.

”Për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit është përgjegjësia e atyre që e propozojnë dhe besoj se atyre u takon edhe që t’i bëjnë votat nëse munden, nëse jo, besoj që duhet mendojnë edhe opsionet tjera që parashihen me Kushtetutë”.

I pyetur nëse zgjedhjet janë opsioni, Krasniqi pasoi me përgjigjen: ”Gjithmonë!”.


VV s’i pati as sot votat, kërkon kohë shtesë për marrëveshje politike

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar sot marrëveshje politike për të gjetur zgjidhjen për kandidatin për kryeparlamentar.

Siç tha Glauk Konjufca, kjo kërkesë për të gjetur shumicën, në mënyrë që të mos përsëritet situata e njëjtë e bllokimit për konstituim, transmeton klankosova.tv.

”Ne kërkojmë kohë shtesë që të mos përsëritet situata e njëjtë”.


AAK bën thirrje për ndërrim të kandidatit për kryetar të Kuvendit

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka deklaruar se kjo parti nuk do ta votojë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare.

Sipas Haradinajt, ata do të veprojnë njësoj si në seancën e kaluar, nëse është emri i njëjtë.

Ndryshe, edhe të shtunën, AAK ka deklaruar se janë të gatshëm ta mbështesin Shqipe Selimin apo Saranda Bogujevcin për kryetare të Kuvendit.


Limaj: Kosova do t’i fitojë institucionet e saj

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, tha se Kosova do “t’i fitojë institucionet e saj”, teksa hyri në ndërtesën e Kuvendit për seancën konstituive.

Limaj, i cili ka qenë i hapur për koalicion me partinë fituese, Lëvizja Vetëvendosje, nuk tregoi nëse do ta votojë kandidaten e Vetëvendosjes për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Ai me dy deputetët e tjerë të Nismës nuk e kishin votuar Haxhiun në seancën e së shtunës.

Të ngajshme

Merr flakë aeroplani me rreth 300 pasagjerë brenda në Orlando të Floridas

KushtrimGuraj

Cakolli: Partia e parë s’ka interes për formimin e institucioneve – opozita s’është e interesuar t’ia bëjë numrat

KushtrimGuraj

‘Prishtina e përjetimeve’ – Rruga që do të shpëtonte kryeqytetin, me gropa, lloç e bërllok

KushtrimGuraj