Telenews

Ndërron jetë aktori i njohur Mirush Kabashi

 

 

Ndërron jetë aktori i njohur Mirush Kabashi. Kabashi ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare. Aktori lindi më 17 prill të 1948, ndërsa është fitues i çmimit Artist i Merituar i Shqipërisë. Ai ka interpretuar mbi 100 personazhe në teatër dhe 20 në filma lëvizës.

Kush ishte Mirush Kabashi

Ai ishte aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe filma. Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike.

Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare.

Një pjesë të jetës së tij Kabashi ia ka kushtuar edhe teatrit me rolet e tij të larmishme, ku ndër to më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”.

Të ngajshme

Xhumadije Ibrahimi i bashkohet TV21, pritet të drejtojë emisionin e ri “Debat21”

Donat Hashani

Franca urdhëron spitalet të jenë gati për luftë deri vitin e ardhshëm, Gjermania në gatishmëri nëse Putini përdor stërvitjet e ardhshme ushtarake për të sulmuar Evropën

KushtrimGuraj

Aksident tjetër mes një veture dhe motoçiklete në Prishtinë, pamje nga vendngjarja

KushtrimGuraj