Telenews

Ndeshje monotone, mbyllet takimi edhe në ”Riza Lushta”

Trepça ’89 dhe Malisheva kanë luajtur baras 0-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Minatorët nuk kanë arritur fitore as pas tri humbjeve radhazi, pasi janë ndalur nga Malisheva, e cila vazhdon pa humbje në katër ndeshjet e fundit.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë, me të dyja skuadrat që patën rastet e veta, por pa arritur ta tundin rrjetën.

Në pjesën e dytë, dy skuadrat krijuan më shumë, por përsëri pati pak raste dhe ndeshja u mbyll me rezultat 0-0.

Pas këtij barazimi, 89-shi e sheh veten në pozitën e tetë me 23 pikë, ndërsa Malisheva në vendin e shtatë me 25 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Trepça ’89 udhëton te Drenica, ndërsa Malisheva e pret Dukagjinin.

Të ngajshme

Trepça triumfon ndaj Opavës, fiton me rezultat 89:80 –

KushtrimGuraj

Lamine Yamal arrin “double-double” me gola dhe asistime –

KushtrimGuraj

Rezultatet e javës së 11-të në Ligën e Parë: Fitore bindëse për Lirinë, Vjosën dhe Prishtinën e Re

Rrezarta Ramaj