Telenews

Ndihmëssekretari i NATO-s dënon sulmin në Ibër Lepenc: Të gjitha faktet duhet të vërtetohen

Ndihmëssekretari i NATO-s, Tom Goffus, sot e ka pritur në takim presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Zëdhënësja e NATO-s, Farah Dakhlallah, përmes një postimi në Twitter ka dhënë detaje nga takimi mes tyre.

Ajo ka bërë të ditur se gjatë takimit, Goffus dhe Osmani kanë diskutuar edhe për sulmin terrorist të 29 nëntorit në kanalin e Ibër-Lepencit.

Zëdhënësja e NATO-s ka thënë se ndihmëssekretari Goffus e ka dënuar këtë sulm të shkaktuar në infrastrukturën kritike, në fshatin Varagë të Zubin Potokut.

Ai po ashtu ka kërkuar që të gjitha faktet të vërtetohen përmes një hetimi transparent dhe të plotë.

“Ai dënoi sulmin e së premtes në infrastrukturën kritike në Zubin-Potok. Të gjitha faktet duhet të vërtetohen përmes një hetimi transparent dhe të plotë. KFOR-i mbetet vigjilent. Koordinimi me KFOR-in është kyç për stabilitetin rajonal”, ka shkruar zëdhënësja e NATO-s në Twitter.

Të ngajshme

Kryeministri belg i dërgon mesazh Kurtit: Synojmë lidhje më të forta ekonomike me Kosovën –

KushtrimGuraj

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë –

KushtrimGuraj

Haradinaj për protestat në Shqipëri: Na dhemb sikur ta kishim në familje –

KushtrimGuraj