Telenews

Ndikim i jashtëzakonshëm i kafesë te gratë – zbulon një studim

ndikim-i-jashtezakonshem-i-kafese-te-grate-–-zbulon-nje-studim

Një kafe në mëngjes mund t’i ndihmojë gratë të qëndrojnë të shëndetshme me kalimin e moshës. Kjo sipas një studimi të ri nga Universiteti i Harvardit, i cili ndoqi një grup prej afër 50,000 grash për një periudhë 30-vjeçare.

Studimi gjeti se pirja e kafesë çdo mëngjes mund t’i ndihmojë gratë të qëndrojnë të mprehta mendërisht dhe të forta fizikisht në fazat e mëvonshme të jetës.

Përfitimet u panë te gratë e moshës së mesme që pinin kafe me kafeinë. Kafeja pa kafeinë nuk kishte efekt të njëjtë, shkroi FoxNews.

Studiuesit shpjegojnë se plakja e shëndetshme nënkupton arritjen e një moshe pa sëmundje të rënda kronike dhe me funksione të mira fizike e mendore.

Gratë që kualifikoheshin si të shëndetshme, u gjetën se konsumonin mesatarisht 315 miligramë kafeinë çdo ditë, kryesisht duke pirë kafe.

Çdo filxhan kafeje shtesë lidhej me një shans prej 2% deri 5% më të madh për plakje më të shëndetshme, gjeti studimi.

Por, pijet e gazuara që përmbajnë kafeinë treguan se shkaktonin efekt të kundërt në plakje – shumë më pak të shëndetshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ndikim i jashtëzakonshëm i kafesë te gratë – zbulon një studim appeared first on Sinjali.

Të ngajshme

Studimi tregon se ushtrimet përmirësojnë mbijetesën ndaj kancerit

Erzana Fazliu

Tre lloje frutash që shkrijnë dhjamin e barkut

Valjeta Turkaj

A e dini se sa kohë merr ushqimi nga goja juaj në stomak?

Valjeta Turkaj