Telenews

Ndodh edhe kjo në Amerikë – një burrë jetonte në një makinë më 47 mace

Rreth 47 mace janë shpëtuar nga një
automjet i parkuar në vapë të madhe në Minnesota të Shteteve të Bashkuara të
Amerikës, kanë thënë punonjësit e mirëqenies së kafshëve, shkruan AP.

Macet kishin jetuar në automjet me pronarin e
tyre, i cili kohët e fundit kishte mbetur pastrehë, por nuk donte t’i linte
kafshët pas.

Ato u gjetën në automjet ndërsa ishte i
parkuar në një zonë pushimi.

Temperaturat në zonë shkuan në 32C të mërkurën
– ditën kur macet u shpëtuan. Brenda veturës, temperatura ishte shumë më e
lartë.

Por, megjithë nxehtësinë, shumica e kafshëve –
të cilat variojnë në moshë nga më pak se një vit në më shumë se 12 vjeç –
kishin vetëm probleme të vogla mjekësore.

Pronari kishte kohë që jetonte me macet por
nuk i kishte lënë vetëm. Ai më parë kishte hequr dorë nga 14 mace të tjera që
kishin jetuar në veturë.

Pasi 47 macet të jenë ekzaminuar dhe trajtuar,
ato do të sterilizohen dhe do të vihen në dispozicion për birësim.

The post Ndodh edhe kjo në Amerikë – një burrë jetonte në një makinë më 47 mace appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Osmani: Drejtësia nuk është vetëm dënim, por përgjegjësi dhe riintegrim

Valjeta Turkaj

Kurti i bindur: Në Kosovë s’ka krizë ekonomike, prandaj s’ka protesta të qytetarëve

Valjeta Turkaj

Stabilizohet situata në Gjilan, pas reshjeve të shiut

Valjeta Turkaj