Telenews

Ndodhej në listën e UNESCO-s, por nga tërmeti i fuqishëm shembet kështjella 2.200 vjeçare në Turqi

Turqia po përjeton makthe pas tërmetit vdekjeprurës 7.8 Rihter, i cili përveç se qindra jetëve të humbura, ka shkatërruar mijëra ndërtesa.

Mes tyre Kalaja e Gaziantepit, vepër e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

“Disa nga muret në pjesët lindore, jugore dhe juglindore të kështjellës historike në rrethin qendror të Sahinbay u shkatërruan nga tërmeti. Kangjellat U shemb edhe muri mbajtës pranë kalasë. Ka çarje të mëdha“, njoftoi agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadolu.

Kupola dhe muri lindor i Xhamisë historike Sirvani, e cila ndodhet pranë kështjellës dhe thuhet se është ndërtuar në shekullin e 17-të , gjithashtu u shemb pjesërisht.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm ka shkuar në 912, ndërkaq numri i përgjithshëm nga tërmeti që goditi edhe Sirinë, arrin në mbi 1.300 persona.

Tërmeti prej 7.8 shkallësh të Rihterit goditi të hënën juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë.

Autoritetet në Turqi dhe Siri kanë raportuar po ashtu për mijëra persona të plagosur.

 

Të ngajshme

Vdes një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Rrezarta Ramaj

“Na shpëtuan vazot e luleve” – Shqiptari u fut i dehur me makinë në restorantin në Selanik

Rrezarta Ramaj

Naim Murseli kërkoi ulje dënimi, caktohet seanca për Apel

Rrezarta Ramaj