Telenews

Ndryshon data për finalen e Kupës së Kosovës mes Prishtinës dhe Llapit

FFK ka njoftuar për datën se kur do të zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës.

Prishtina do të jetë nikoqir i Llapit për finalen që luhet më 22 maj në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Këtë gjë e ka bërë të ditur edhe Llapi përmes një njoftimi në llogarinë e tyre zyrtare në Facebook.

“Finalja e Kupës së Kosovës, FC Prishtina – KF Llapi zhvillohet më 22 maj! Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar sot se data e finales së Kupës së Kosovës është ndryshuar sërish”, thuhet fillimisht nga klubi llapjan.

“Ndeshja ndërmjet FC Prishtina dhe KF Llapi do të luhet më 22 maj 2025 (e enjte) në ora 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë”.

“Ky ndryshim vjen për shkak të zhvillimit të finales së UEFA Europa League, e cila do të luhet më 21 maj”.

“Nga shorti i hedhur ditë më parë në selinë e FFK-së, është përcaktuar që KF Llapi të jetë skuadër mysafire”.

“Tifozët tanë “Ultras Legjendat” do të jenë të vendosur në sektorin Veri të stadiumit”.

“Biletat pritet të dalin nesër pasdite në shitje përmes platformës online të FFK-së. Çmimet dhe detaje të tjera do të bëhen publike në momentin e publikimit të tyre nga FFK”, përfundon njoftimi i Llapit.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1134580225353126&set=a.459023589575463&type=3&ref=embed_post

Të ngajshme

“Më dëgjoni”, tifozët e Barcelonës duan që një yll i Real Madridit të luajë për ta sezonin e ardhshëm

KushtrimGuraj

Probleme të mëdha për Tudorin para njërës prej ndeshjeve të sezonit për Juventusin

KushtrimGuraj

Bëhet virale sjellja e Lamine Yamal para El Clasicos

KushtrimGuraj