Telenews

Ndryshon vula e Ibrahim Rugovës, Presidenca ia përshtat një eventi (FOTO)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me të marrë detyrën e saj të të parës së shtetit, prezantohej në frymë rugoviane, e madje për shkak të prezencës së disa elementeve në zyrën e saj, ajo kritikohej se po identifikohej me periudhën e presidentit historik, Ibrahim Rugova.

E për këtë ajo në vazhdimësi ka përdorur vulën tradicionale tashmë të njohur të presidentit Ibrahim Rugova, megjithatë, dizajni i saj sonte është ndryshuar.

Kjo duket të ketë ndodhur për shkak të një eventi, Samiti i Gruas, Paqes dhe Sigurisë, i cili është paraparë të mbahet më 22 dhe 23 tetor në Prishtinë.

‘’Lene qysh është kanë, mos e luni me bo lara-lara’’, është një koment i një ndjekësi në facebook, i cili ka shkruar poshtë fotografisë së publikuar me t’u ndryshuar nga Presidenca e Kosovës.

Të ngajshme

Putin thotë se ka arritur ‘mirëkuptim’ me Trumpin për përfundimin e luftës në Ukrainë

Valjeta Turkaj

Presidentja Osmani uron fillimin e vitit të ri shkollor: Le të hyjmë me kurajo dhe besim

Valjeta Turkaj

Pushime luksoze në shtator me FAFA Hotels & Resorts

Erzana Fazliu