Telenews

Në 2024-ën pati rënie të lindjeve krahasuar me vitin 2023

ne-2024-en-pati-renie-te-lindjeve-krahasuar-me-vitin-2023

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj, u shpreh se gjatë vitit 2024 është vërejtur një rënie e lehtë e lindjeve krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023.

Në vitin 2023, sipas Ndrejajt kanë qenë afër 7900 lindje, ndërsa në vitin e kaluar kanë qenë 7648 lindje, raporton Ekonomia Online.

“Gjatë vitit 2024 ka një rënie të lehtë të lindjeve krahasuar me vitin 2023. Në vitin 2023 kanë qenë afër 7900 lindje, ndërsa në 2024-ën i kemi 7648 lindje, pra është një rënie e lehtë. Prej tyre me prerje cezariane kanë lindur 3121. Operacione gjithsej në Klinikën Gjinekologjike përpos lindjeve janë operacioneve tjera që janë 4021 operacione. Lindje meshkuj janë 4023 meshkuj, 3878 femra”, tha Ndrejaj.

Drejtori i Gjinekologjisë, tutje tha se sfidë gjatë vitit të kaluar e kanë pasur mungesën e infermierë, pasi një numër i madh i tyre janë pensionuar.

“Po, sfidën në vitin 2024 me stafin e mesëm, për shkak që janë pensionuar një numër i infermierëve dhe kemi bërë kërkesë. Është miratuar 20 infermierë të rinj që janë pranuar në klinikën tonë, për momentin jemi, nuk jemi keq me staf. Jo as me doktorë, mund të them se jemi numër i mirë, ndoshta mund të them se është numër i rritur se jemi 53 gjinekologë, mjaftueshëm kemi doktorë”, u shpreh ai.

“Jo, në klinikën tonë jo, në QKUK ndoshta po. Ndoshta është pak edhe puna e organizimit ose bashkëpunimit me anesteziologë që i kemi këtu në klinikën tonë. Bashkëpunimi e koordinimi është shumë i mirë dhe nuk kemi probleme me anesteziologë”.

Të ngajshme

Limaj: Baca Haxhi gjithë jetën u ballafaqua me sfida të rënda, edhe betejën e presidentit Thaçi në Hagë

Valjeta Turkaj

Blerta Deliu shpreh ngushëllime për vdekjen e Haxhi Thaçit: Kujtimi dhe vepra e tij do të jetojnë përherë

Valjeta Turkaj

Çitaku për Haxhi Thaçin: Zemra i rrahu deri në momentin që sytë mundën ta shihnin edhe një herë të birin

Valjeta Turkaj