I nominuari i javës, Bruno derisa ka shijuar darkën e shtruar në oborrin e shtëpisë, njëkohësisht si edhe konkurrentët e tij, i është përgjigjur një sërë pyetjesh interesante.
“Çfarë mendimi ke për pajtimin e Stresit me Xhulin? A kanë bërë mirë që u pajtuan?”, kanë qenë pyetje drejtuar Brunos.
“Unë gjithmonë jam unë pro pajtimeve, sido qofshin ato. Qoftë në mënyrë që e bëjnë sa për sy e faqe, kjo pjesë s’më intereson shumë”, ka thënë Burno.
“Më intereson që ata sot kanë gjetur qetësinë dhe po merren vesh deri diku me njëri-tjetrin dhe uroj që miqësia e tyre të zgjasë përtej lojës këtu brenda”, ka shtuar ai. /Telenews.al/

