Një lajm tejet i mirë nga Komuna e Fushë Kosovës për sportistët e saj.
Palestra e Sporteve në fshatin Sllatinë, po vazhdon të ndërtohet nga kompania kontraktuese dhe atë me ritme mjaftë të larta, transmeton Telenews.al
Gjatë ditës së sotme, nënkryetari i Komunës së Fushë-Kosovës z.Besnik Osmani së bashku me drejtorin për Kulturë Rini dhe Sport z.Besnik Shala, kanë bërë të ditur se e kanë vizituar palestrën e sporteve në ndërtim në Sllatinë të vogël.
Sipas njoftimit të komunarëve, punimet janë duke u kryer me dinamiken e paraparë.
Vlen të ceket palestra pritet ti plotësojë të gjitha standardet e kërkuara, dhe do të ju shërbejë të gjithë sportistëve të komunës së Fushë-Kosovës dhe jashtë saj për të zhvillua gara në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Më së shumti kjo palestër pritet ti shërbejë ekipit të KVF Fushë Kosovës që është ekipi i vetëm i sporteve me dorë në këtë qytet që garon në Superligë.
/Telenews.al/

