Telenews

Në gjendje të rënduar emocionale – Gjesti dhe Egli tregojnë se janë konsultuar me psikologë brenda

Gjesti dhe Egli Tako kanë pasur një bisedë të ashpër në ditën e sotme (e hënë) në Big Brother VIP Albania 4.

Në bisedë e sipër, Gjesti i thotë se ka qenë me psikologë për shkak të gjendjes së rënduar.

“Mbrëmë kam folur me psikologë në gjendje më të rëndë s’kam qenë kurrë”, iu drejtua banores.

Ajo ia ktheu në të njëjtën mënyrë, duke thënë se ka folur për rreth një orë me ta.

Duket se marrëdhënia e tyre tashmë është ftohur që në momentin që Gjesti zgjodhi Rizartën për të fjetur, si një sfidë nga Vëllai i Madh.

Eglit duket t’i ketë ngelur hatri dhe për këtë ka vendosur që të distancohet nga këngëtari pejan. 

Të ngajshme

“Kam ndenja për të…”, a janë rikthyer Livia dhe Mevlani?

Erzana Fazliu

Mozzik publikon një pjesë të këngës së re ”Flokët”, duket se është dedikim për Lotinën

Donat Hashani

Humbja dramatike e peshës së Selena Gomez trondit fansat

Valjeta Turkaj