Telenews

Në kompleksin “Adem Jashari” hapet ekspozita “Të ndarë por të pashkëputur”

Në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, gjatë 28 Nëntorit u prezantua ekspozita “Të ndarë por të pashkëputur”, organizuar nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë.

Kjo ekspozitë përmban 25 pano me dokumente, fotografi dhe shkrime gazetash të kohës, për ngjarje dhe aktivitete të ndryshme që, në thelb, kishin veprimtarinë patriotike shqiptare, duke filluar prej kohës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e deri në ditët e tanishme.

Përmes tyre pasqyrohet rrugëtimi dhe kontributi i personaliteteve shqiptare drejt lirisë dhe shtet formimit.

Ekspozitën e vizitoi edhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

     

Të ngajshme

Ngjarje e datës 11 gusht

Rrezarta Ramaj

Pushime të paharrueshme në Adriatik: 5 ditë All Inclusive për 520 euro

Rrezarta Ramaj

Sekuestrohen armë e municion në Pejë, Istog e Junik, tre persona arrestohen pas të shtënave në ahengje

Yllka Gashi