Telenews

NË KOSOVË SOT ZBARKOJNË TRE SENATORËT AMERIKANË

Vizita e tyre në Kosovë vjen pas qëndrimit të tyre për vizitë zyrtare në Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi, ndërsa pritet të takohen me krerët shtetërorë.
Senatori, Chris Murphy përmes një postimi në Twitter, kishte thënë më 19 prill se kanë nisur këto vizita për të forcuar lidhjet e SHBA-së me Ballkanin përballë përpjekjeve të huaja për ta minuar paqen.
“Derisa Rusia vazhdon të humbasë në Ukrainë, ata do të përpiqen të krijojnë probleme në rajonet e brishta të afërta. Unë gjatë kësaj jave jam në Serbi, Kosovë dhe Bosnje me senatoren Shaeen dhe senatorin Thom Tills për të forcuar lidhjet e SHBA-së me Ballkanin përballë përpjekjeve të huaja për ta minuar paqen”, ka shkruar Murphy.

Të ngajshme

Debati për Exit Poll-et, Kusari: Prokuroria s’duhet ta dëgjojë Kurtin

KushtrimGuraj

Diaspora mund të ndikojë në rezultatet e zgjedhjeve lokale në Kosovë

KushtrimGuraj

Gjergj Dedaj: PDK doli fituese, humbja e VV’së është e domosdoshme për të ardhmen demokratike të Kosovës

Donat Hashani