Telenews

Në mungesë kuorumi, shtyhet votimi i rezolutës së LDK-së për çmimin e naftës

Rezoluta e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) për uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën, e mbështetur edhe nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), nuk u hodh fare në votim gjatë seancës së sotme të Kuvendit.

Në seancë ishin të pranishëm vetëm 27 deputetë, ndërsa diskutimet u përcollën me tensione dhe përplasje mes përfaqësuesve të pushtetit dhe opozitës.

Ndërsa, nënkryetari i Kuvendit, Ardian Gola tha se votimi i kësaj rezolute do të shtyhet për seancën e ardhshme.

Rezoluta nuk u përkrah nga Lëvizja Vetëvendosje në pushtet, me arsyetimin se ulja e akcizës do të kishte efekt të vogël për qytetarët, por do të shkaktonte humbje të mëdha për buxhetin e shtetit.

Propozimi parashihte uljen e përkohshme të akcizës për naftën nga 36 centë për litër në 20 centë, deri në stabilizimin e çmimeve, si dhe uljen e TVSH-së për karburantet nga 18% në 8%. Po ashtu, rezoluta parashihte subvencionimin e çmimeve të naftës për sektorët më të ndjeshëm të ekonomisë, duke përfshirë bujqësinë, transportin publik dhe prodhuesit vendorë.

Të ngajshme

Të shtëna me armë në një lokal në Pejë

Valjeta Turkaj

Tahiri: Era e zgjedhjeve po ndihet qartë

Valjeta Turkaj

Aksident i rëndë në Obiliq – 15-vjeçari përfundon në gjendje të rëndë, shoferi i mitur

Valjeta Turkaj