Telenews

Në mungesë të stadiumeve në Kosovë, edhe Drita detyrohet të bëjë ndryshime në orar për ndeshjen me Inter Turkun

Mungesa e stadiumeve në Kosovë ka bërë që klubet e këtushme të vihen në pozitë të palakmueshme para sfidave të tyre evropiane për edicionin 2022/23.
Në Nyon të Zvicrës dje u hodh shorti i rrethit të parë kualifikues të Conference League dhe u vendos që tri klubet kosovare, Llapi, Drita dhe Gjilani t’i luajnë ndeshjet e para në udhëtim, e ato të dyta në shtëpi, që nënkupton se në të njëjtën ditë, më 14 korrik, të tri ekipet do të duhej të luajnë në territorin e Kosovës.
Por, në mungesë të stadiumeve, pasi për momentin vetëm “Fadil Vokrri” i plotëson kriteret për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare, klubet kosovare janë detyruar t’i zhvendosin datat e ndeshjeve si vendës, shkruan “Gazeta Express”.
Mbrëmë, Gjilani njoftoi se për dallim nga ajo se çka vendosi shorti, lojën e parë megjithatë do ta zhvillojë në Prishtinë, më 7 korrik, e atë të kthimit në Letoni me ekipin Lijepaja.
Kurse, në rrethin e dytë eventual, “Skifterat” do të kenë punë me Young Boysin e Zvicrës.
Kurse, sot Drita njoftoi se lojën e parë me Inter Turkun do ta luajë më 6 korrik në Finlandë, kurse atë të kthimit më 12 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Në rast se e kalon ekipin finlandez, nënkampionia dhe finalistja e Kupës në rrethin e dytë kualifikues mund të përballet me ekipin belg, Royal Antëerp.
Kështu ka njoftuar edhe kundërshtari i gjilanasve, FK Liepaja. Pra, ndeshja e parë do të zhvillohet më 7 korrik në Prishtinë, kurse e ajo e kthimit më 14 korrik në Letoni. /Gazeta Express/
The post Në mungesë të stadiumeve në Kosovë, edhe Drita detyrohet të bëjë ndryshime në orar për ndeshjen me Inter Turkun appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Hakmarrje për Vlahovic, Juventus transferon yllin e Milanit

KushtrimGuraj

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës kërkohet nga Lyoni

KushtrimGuraj

Anthony Joshua lëndohet në një aksident në Nigeri, vdesin dy persona

KushtrimGuraj