Në Prishtinë janë vendosur disa grafite denigruese për ish-deputetin e Lidhjes Demorkatike të Kosovës (LDK), Fadil Geci.
Ato janë vendosur dy ditë pasi Geci përfundoi dëshminë në procesin gjyqësor kundër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
“Shka i biri i shkinës”, thuhet në grafitet e vendosura sot në kryeqytet, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Geci gjatë kësaj jave për dy ditë me radhë ka dëshmuar në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Ai ka akuzuar ish presidentin Thaçi për komunikatën 59. Geci në seancë ka thënë se atë komunikatë e ka shkruar Thaçi, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Ai ka thënë se atë kohë i kishte shkuar Thaçit në shtëpi dhe i kishte kërkuar përgjegjësi për komunikatën 59.
“E di që Thaçi e ka shkru. Unë prej ditës së parë që e ka shkru i kam shku në shpi dhe i kam thanë ama përgjigjen për komunikatën. Baba i tij ka thanë që brenda ni muaji ma jep përgjigjen. Kurrë nuk e ka thënë”, tha Geci tutje.
Disa nga përgjigjet e Gecit, i kanë shkaktuar të qeshura Hashim Thaçi.

