Telenews

Në protestën e veteranëve, pjesëmarrëse edhe ish-deputetja e VV-së

Ka nisur protesta e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ajo po mbahet para Kuvendit të Kosovës.
Protesta mbahet për të kundërshtuar mungesën e veteranëve në Projektligjin për Pagat.
Në protestë është shfaqur edhe ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, pastaj anëtare e Partisë Socialdemokrate, Aida Dërguti.

Të hënën, Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë seancë plenare me pikat e papërfunduara.


Pika e parë e rendit të ditës është “votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore”.

Të ngajshme

Nagavci: Arlinda paralajmëroi se mund t’i merrej jeta, institucionet të japin përgjigje konkrete

Rrezarta Ramaj

Ligji për Specialen, Presidentja përdori këtë arsyetim për kthimin e tij në Kuvend

Rrezarta Ramaj

Ministria e Arsimit hap thirrjet për pesë skema të bursave studentore

Rrezarta Ramaj