Kryetari i të ashtuquajturit asociacion i qytetarëve të Qarkut të Mitrovicës për Kosovë, Rasha Rojeviq, ka njoftuar se nesër (6 shtator) do të fillojë bllokada shumëditore e pikave kufitare drejt Kosovës.
Rojeviq tha për agjencinë Beta se bllokada do të organizohet nga shoqatat vendase të qytetarëve nga Kosova dhe se katër nga pesë kalimet nga drejtimi i Serbisë qendrore dhe Malit të Zi do të bllokohen.
“Bllokada do të fillojë nesër në orën 18:00 dhe do të zgjasë derisa të tërhiqen forcat policore të Kosovës nga veriu i Kosovës… Gjithashtu kërkojmë që KFOR-i të marrë kontrollin e veriut të Kosovës”, tha ai.
Sipas tij, bllokadat do të zgjasin derisa të plotësohen të gjitha kërkesat e qytetarëve.