Një ballafaqim tjetër mes Kosovës e Serbisë në Bruksel, ka gjasa të ndodhë edhe të premtën e 19 korrikut, duke qenë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq raportohet se po tenton të kapë edhe një mundësi për kompromis me kryeministrin kosovar, Albin Kurtin.
Kështu pohoi gazetari Idro Seferi, i cili transmetoi për Info Magazine të Klan Kosovës, zhvillimet e ditës së sotme në Beograd dhe pritshmëritë e atjeshme sa i përket këtij raundi të dialogut.
”Në Serbi thuhet se nuk ka pasur një progres në takimin e sotëm dhe që [Aleksandar] Vuçiq do të rrijë në Bruksel dhe do të qëndrojë që të tentojë të kapë edhe një mundësi për kompromis me Kosovën”.
”Ideja që nëse do të ketë një befasi deri nesër, por sigurisht që do ketë një tentim për të bërë edhe një takim, e në të besoj se Serbia do të marrë pjesë edhe nesër, pavarësisht rezultateve që kanë pasur sot, për shkak se e kanë promovuar veten si palë që është e gatshme për të dialoguar por që tensionet duket se janë rritur edhe në Serbi sa i përket dialogut edhe gjendjes në veri”.