Telenews

NË SPANJË KAPET ANIJA ME TRE TONË KOKAINË, ARRESTOHEN KAQ PERSONA (VIDEO)

Policia spanjolle e ka kapur një anije me rreth tre tonë kokainë në ishujt Kanare.
Droga ishte e fshehur në rezervuarin e karburanteve.
Pesë persona, katër turq dhe një gjeorgjian kanë rënë në prangat e autoriteteve.
Pesha e saktë e drogës ishte 2 mijë e 900 kilogramë dhe ishte gjendur në anijen e peshikimit, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Sipas informacioneve nga policia spanjolle anije vinte nga Afrika e Jugut.
Vlera e narkotikëve kap shumën prej 72 milionë eurove.
Spanja është një vendet kryesore prej ku futet droga në Evropë.
Kjo për shkak të afërsisë së këtij vendi me Afrikën e Veriut, ku prodhohet kanabisi, dhe lidhjet e saj me Amerikën Latine, ku prodhohet kokaina.

Të ngajshme

Ministri grek i Mbrojtjes në kryeministri, takohet me Edi Ramën

Valjeta Turkaj

Mbi 1.5 milionë pelegrinë kanë mbërritur në Mekë për haxh

Valjeta Turkaj

Izolim maksimal dhe dizajn modern me Grezda Group

Valjeta Turkaj