Telenews

Nedim Bajrami largohet nga Sassuolo, befason me klubin e ri

Mesfushori i Shqipërisë, Nedim Bajrami do të largohet më në fund nga Sassuolo, pas përpjekjeve të shumta.

Siç raporton “Sky Sports Scotland”, mesfushori shqiptar do të nënshkruajë më klubin kryeqytetas, Rangers.

Nga kjo marrëveshje, Sassuolo do të përfitojë të paktën 4 milionë euro.

Nedim Bajrami me Sassuolon ranë në Serie B, pasi përfunduan në zonën e rrezikshme sezonin e kaluar.

Më herët në karrierën e tij, Bajrami ka luajtur edhe për Empolin në futbollin italian.

Mesfushori shqiptar hyri në historinë e futbollit, duke u bërë lojtari që shënon golin më të shpejtë në një kampionat europian.

Bajrami shënoi në sekondën e 23-të ndaj kombëtares së Italisë në ndeshjen e parë të “EURO 2024” për Shqipërinë.

Të ngajshme

Tre lojtarë largohen nga Brazili, e konfirmon Carlo Ancelotti

Yllka Gashi

“Këtu bëhet fjalë për emrin e Kosovës” – Bello i bindur në suksesin e Prishtina 2030

Yllka Gashi

Stavri Bello për KosovaPress: Prishtina 2030, shansi më i madh për sportin kosovar

Yllka Gashi