Telenews

Nënkryetari aktual, Besnik Osmani, synon postin e kryetarit të Fushë Kosovës

Besnik Osmani, nënkryetari aktual i Komunës së Fushë Kosovës, ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për kryetar nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Me përvojë disa vjeçare në udhëheqjen komunale, Osmani synon të marrë drejtimin kryesor të komunës duke u mbështetur në punën e tij si nënkryetar dhe në vizionin e tij për zhvillimin e qytetit.

Ai ka deklaruar se prioritetet e tij kryesore do të jenë: përmirësimi i infrastrukturës, transparenca në qeverisje, përkrahja e të rinjve dhe nxitja e zhvillimit ekonomik lokal.

LDK-ja në Fushë Kosovë e sheh kandidaturën e Osmanit si një mundësi për të vazhduar traditën e qeverisjes komunale dhe për të sjellë projekte konkrete në shërbim të qytetarëve.

Të ngajshme

Shtetasi i huaj gjendet pa shenja jete në Prishtinë –

KushtrimGuraj

Mbledhja e kryesisë së Kuvendit: Arben Vitia do të ftohet në interpelancë –

KushtrimGuraj

Tragjedi në Gjonaj të Prizrenit, 22-vjeçari humb jetën pasi bie me motoçikletë nga lartësia –

KushtrimGuraj