Telenews

Nënkryetarja e komunës insiston: Sunny Hill duhet të mbahet në Prishtinë

Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu ka thënë se Festivali Sunny Hill duhet të mbahet në Prishtinë.
Festivali “Sunny Hill”, që ishte planifikuar të mbahet në Prishtinë, ka dështuar. Gazeta Express merr vesh se kjo ka ndodhur pasi Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal nuk i ka kthyer përgjigje definitive organizatorëve.
Ndërkohë nënkryetarja e komunës së Prishtinë, komunë e cila i ka ndarë tokën prej 17 hektarëve për 99 vite, insiston se lokacioni i festivalit nuk duhet të lëvizet.
“Sunny Hill Festival duhet të mbahet në Prishtinë. Shtëpia e Duas është Prishtina. Prishtina e ka hapë zemrën për Duan. Çfarëdo aventure tjetër politike është e papranueshme. #SunnyHillNëPrishtinë”, shkroi ajo në Facebook.
 

Të ngajshme

Nis numërimi i votave me kusht, këto janë rezultatet e para

Rrezarta Ramaj

Momenti që preku botën: Messi tregon pse nuk i mbajti dot lotët

Rrezarta Ramaj

Gjenerali amerikan konfirmohet si ambasador i ri në Shqipëri

Rrezarta Ramaj