Telenews

Nënoficerja e FSK-së, Shpresa Gashi diplomon në Akademinë e Nënoficerëve në ShBA

Rreshterja, Shpresa Gashi ka diplomuar me sukses në Akademinë Ushtarake të Rreshter majorëve, të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

njoftimin e FSK-së thuhet se rreshterja Gashi diplomoi në mesin e 495 nënoficerëve të lartë që ishin pjese e kësaj akademie, nga te cilët 65 ishin nënoficerë të lartë ndërkombëtarë nga 55 vende të botës.

Akademia e nënoficerëve është edukim njëvjeçar i nivelit më të lartë të edukimit të nënoficerëve në ushtrinë e ShBA-ve.

Misioni i kësaj akademie është të përgatisë nënoficerët e lartë që të operojnë në nivel operacional dhe strategjik duke i aftësuar të kryejnë detyra në pozita udhëheqëse për zbatim të operacioneve tokësore, në një ambient të përbashkët, ndërkombëtarë dhe me agjenci tjera.

source

Të ngajshme

Haradinaj: Kuvendi sonte do të duhej të kishte seancë të jashtëzakonshme –

KushtrimGuraj

Bekim Jashari: Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës –

KushtrimGuraj

Nis peticion qytetar pas vendimit të Speciales – kërkohet proces i drejtë –

KushtrimGuraj