Telenews

Nëntë të vdekur pas një sulmi vetëvrasës në Somali

Nëntë persona u vranë dhe 47 u plagosën në një sulm vetëvrasës në një hotel në Kismayo, në jug të Somalisë.

Oficerët e sigurisë vranë tre nga sulmuesit dhe i katërti vdiq në shpërthimin e bombës, tha Yussuf Hussein Dhumal, ministër i sigurisë për Jubbaland.

“Në shpërthim, nëntë persona, përfshirë studentë dhe civilë u vranë dhe 47 të tjerë u plagosën, disa prej tyre në gjendje të rëndë,” tha Dhumal.

“Hoteli ku ndodhi shpërthimi ishte afër një shkolle, kështu që shumë studentë u plagosën”, raporton Aljazeera.

Një makinë e ngarkuar me eksploziv përplasi portën e hotelit dhe u pasua nga një sulm që e mori përsipër grupi i armatosur al-Shabab.

Qyteti port është i fundit që është goditur nga sulmet pas një rishfaqjeje të tyre në muajt e fundit nga organizata e lidhur me Al-Kaedën, e cila ka shënjestruar kryesisht kryeqytetin Mogadishu dhe Somalinë qendrore.

Të ngajshme

Netanyahu takohet me Trump

Blearta

Alarm Kibernetik në Hollywood/ Rrjedhja e të dhënave ekspozon kontaktet e yjeve të kinemasë

Yllka Gashi

UEFA ndryshon rregullat: Organizatorët e Euro 2028 nuk kualifikohen direkt

Blearta