Telenews

Nëse “Meta” e humbet këtë gjyq, Instagrami dhe Facebooku mund të ndryshojnë përgjithmonë

Meta përballet me një nga betejat më të rëndësishme ligjore në historinë e saj. Kompania që zotëron Facebookun dhe Instagramin, është në qendër të një procesi gjyqësor në SHBA, ku 29 shtete amerikane e akuzojnë se ka projektuar platformat e saj në mënyrë të tillë që të mbajë fëmijët dhe adoleshentët sa më gjatë të jetë e mundur në rrjetet sociale.

Gjyqi në Gjykatën Federale në Kaliforni, pritet të ketë pasoja të mëdha për mënyrën se si funksionojnë platformat e Meta-s.

Shtetet paditëse pretendojnë se kompania, ka shkelur ligjet për mbrojtjen e të dhënave të fëmijëve dhe se ka mashtruar përdoruesit lidhur me sigurinë e platformave.

Nëse Meta humbet përballjen ligjore, gjykata mund të urdhërojë ndryshime të rëndësishme në Facebook dhe Instagram. Mes masave të kërkuara janë kufizimet e moshës, heqja e funksionit të lëvizjes së pafundme të përmbajtjes, ndryshimi i algoritmeve dhe kufizime të tjera për përdoruesit e rinj.

Shtetet kërkojnë gjithashtu që algoritmet të mos përdorin të dhënat e fëmijëve në mënyra që mund të ndikojnë negativisht tek ata.

Të ngajshme

Kaplohet nga zjarri bodrumi i një ndërtese në Ulpianë, flasin zjarrfikësit: Dyshohet se shfrytëzohej nga të pastrehët –

KushtrimGuraj

Tejkalimi në vijë të plotë i kushton shoferit në Podujevë 200 euro gjobë dhe tre muaj ndalim vozitjeje –

KushtrimGuraj

Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme

Rrezarta Ramaj