Telenews

Nesër mund të shikojmë eklipsin diellor

Të mërkurën mbrëma, miliona evropianë do të mund të shohin eklipsin diellor, shkruan The Guardian.

Në Spanjë, Portugali, Grenlandë dhe Islandë do të jetë i plotë, ndërsa në pjesën më të madhe të Evropës Perëndimore i pjesshëm.

Sipas TimeandDate, kompania e cila ofron informacione për astronominë, në Kosovë qytetarët do të kenë mundësi të vëzhgojnë eklipsin e pjesshëm diellor, i cili do të nisë në orën 19:29.

Kulmi i eklipsit pritet në 19:38, kur Hëna do ta mbulojë pjesën më të madhe të dukshme të Diellit. Vetëm tre minuta më vonë, në 19:41, Dielli do të perëndojë.

Për shkak se fenomeni do të ndodhë shumë pranë horizontit, rekomandohet që eklipsi të ndiqet nga një pikë e lartë dhe nga një zonë pa pengesa, me pamje të lirë drejt perëndimit-veriperëndimit.

Faza e pjesshme e eklipsit do të përfundojë në orën 21:07.

Sipas The Guardian, në Spanjë kulmi pritet rreth 20:26–20:33, ndërsa në Londër në 19:13. Ekspertët paralajmërojnë të mos shihet Dielli me sy të lirë; në mungesë të syzeve speciale mund të përdoret kullesa si projektor, duke reflektuar dritën mbi letër. Ky është eklipsi i parë i plotë i dukshëm nga Evropa kontinentale pas dy dekadash.

Të ngajshme

Shqipëria më në fund e ndalon mishin e Brazilit

Rrezarta Ramaj

FIFA nis punën me 19 vajza të talentuara në Kosovë

Rrezarta Ramaj

“Mos lëshoni pe…”, Dragashi pa ujë qe 40 orë, çohen në këmbë banorët e kësaj ane!

Yllka Gashi