Familja e heroit Asllan Fazliu, kanë njoftuar se nesër me rastin e ditës së çlirimit të Drenasit, do të mbahet manifestimi i zbulimit të shtatores së Heroit Asllan Fazliu.
Ceremonia do të zhvillohet më 14 Qershor(e Shtunë), duke filluar nga ora 11:00, në sheshin “Fehmi e Xhevë Lladrovci”.

|Neser e shtunë 14 qershor,ora 11:00 Drenas Të nderuar familjarë, miq dhe bashkëluftëtare të të dashurit tone, Heroit Asllan Fazliu Me rastin e dites së çlirimit të Drenasit, do të mbahet manifestimi i zbulimit të shtatores së Heroit Asllan Fazliu. Ceremonia do të zhvillohet më 14 Qershor(e Shtunë), duke filluar nga ora 11:00, në sheshin “Fehmi e Xhevë Lladrovci” Me këtë shtatore, kthehet nderimi në monument, dhe kujtimi në përjetësi Shtatorja e tij nuk eshtë vetëm bronz – është ndërgjegje kombëtare, është betim që nuk harrojmë! Pjesëmarrja juaj eshtë nderim për gjakun e derdhur për liri”, thuhet në njoftim.
