Telenews

Nesër nis gjysmëvjetori i dytë në shkollat mësimore të Kosovës

Pas një pushimi tejet të gjatë dimëror, sot nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Kosovë nesër do të rikthehen në bankat shkollore, duke shënuar fillimin e gjysmëvjetorit të dytë për vitin shkollor 2024/2025.

Pushimi, që për shumë nxënës dhe mësimdhënës ishte mundësi për t’u çlodhur dhe rifituar energji, i hap rrugë një periudhe të re të angazhimeve akademike dhe aktiviteteve shkollore, shkruan Telenews.al

Sipas Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHT), ky gjysmëvjetor është planifikuar me një fokus të shtuar në përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe përmbushjen e kurrikulës. Mësuesit janë inkurajuar të përdorin metoda inovative për të angazhuar nxënësit dhe për të adresuar çështjet që mund të kenë ndikuar procesin mësimor gjatë pjesës së parë të vitit.

Në shumë shkolla, mësimet nisën me aktivitete motivuese, me qëllim që nxënësit të rikthehen gradualisht në ritmin e zakonshëm.

Një nga sfidat më të mëdha të shkollave në Kosovë mbetet ngrohja e shkollave gjatë ditëve të ftohta të janarit, një problem që vit pas viti ka prekur shkollat në zona të ndryshme të Kosovës. Disa shkolla, veçanërisht në zonat rurale, kanë raportuar vështirësi në sigurimin e kushteve të duhura për zhvillimin e mësimit, por autoritetet lokale kanë premtuar zgjidhje të shpejta. /Telenews.al/

Të ngajshme

Ekspertët alarmojnë: Virusi i ri kinez, tashmë ka prekur Britaninë e Madhe

Erzana Fazliu

Bebe Rexhës i vidhen këngë të papublikuara

Erzana Fazliu

Anulohet premiera e filmit të Jennifer Lopezit, “Unstoppable”

Erzana Fazliu