Telenews

Nesër publikohet kënga e re e Don Xhonit ”Crypto”

Reperi i njohur, Don Xhoni është drejt finalizimit të projektit më të ri muzikor.
Kështu bëri të ditur reperi nga Drenica përmes një postimi në InstaStory, teksa zbuloi emrin e këngës dhe kohë e publikimit.
“E shtunë, “Crypto”, 12.03.2022 – 18:00”, ka shkruar reperi në postimin që ka bërë së fundmi.
Ndërkohë, kujtojmë që kënga e tij e fundit është bashkëpunim me këngëtarin, Butrint Imeri “Corazon” që u lansua në fund të vitit të kaluar.
Ndërsa, krahas projekteve reperi mbetet i angazhuar edhe me koncerte dhe mbrëmje të shumta muzikore.

Ndryshe, Don Xhoni kohë më parë bëri publike lidhje me modelen ruse, Ariana Lirey, me të cilën nuk mungojnë postimet dhe dedikimet në rrjetet sociale ku çifti shfaqen mjaft të dashuruar.

Të ngajshme

Rogerti: Do luftoj t’i prish dasmën, nuk më ftuan

Rrezarta Ramaj

Sunny Hill Festival 2026 po vjen, biletat Believers tani janë në shitje!

Rrezarta Ramaj

Brikena e “shkrin akullin”, puthje e përqafime me Mateon (video)

Valjeta Turkaj