Telenews

Nesër publikohet kënga e re e Don Xhonit ”Crypto”

Reperi i njohur, Don Xhoni është drejt finalizimit të projektit më të ri muzikor.
Kështu bëri të ditur reperi nga Drenica përmes një postimi në InstaStory, teksa zbuloi emrin e këngës dhe kohë e publikimit.
“E shtunë, “Crypto”, 12.03.2022 – 18:00”, ka shkruar reperi në postimin që ka bërë së fundmi.
Ndërkohë, kujtojmë që kënga e tij e fundit është bashkëpunim me këngëtarin, Butrint Imeri “Corazon” që u lansua në fund të vitit të kaluar.
Ndërsa, krahas projekteve reperi mbetet i angazhuar edhe me koncerte dhe mbrëmje të shumta muzikore.

Ndryshe, Don Xhoni kohë më parë bëri publike lidhje me modelen ruse, Ariana Lirey, me të cilën nuk mungojnë postimet dhe dedikimet në rrjetet sociale ku çifti shfaqen mjaft të dashuruar.

Të ngajshme

Arta Bajrami rikthehet në “Kënga Magjike” me baladën e re “1000 vjet” –

KushtrimGuraj

Bebe Rexha dhe Ledri Vula “kapen mat”, shihen dorë për dore në SHBA –

KushtrimGuraj

Brad Pitt shfaqet dorë për dore me partneren në Paris –

KushtrimGuraj