Telenews

Nesër vazhdon seanca e Kuvendit

Gjatë ditës së mërkurë pritet të mblidhen deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për të vazhduar seancën plenare, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas komunikatës për media nga Drejtoria për media dhe Komunikim i Kuvendit, bëhet e ditur se në rend dite janë pikat e papërfunduara nga seancat e mbajtura më 23 dhjetor të vitit të shkuar.

Seanca pritet të fillojë në orën 12:00.

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 23 dhjetor 2022:

Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-198 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për Programin e Financave Publike dhe Rritjes Ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar,

  1. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-162 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”
  2. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-203 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për Projektin -korniza e qyteteve të gjelbërta 2 dritarja 2 – efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim,
  3. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-204 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për Projektin -efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prizren, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim,
  4. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-152 pёr anti dopingun,
  5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-072 për Bujqësi dhe zhvillim rural,
  6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-145 për Parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes,
  7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-190 për Zhvillimin Rajonal të Balancuar,
  8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-185 për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore,
  9. Debat parlamentar në lidhje me Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2022,
  10. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për vitin 2021.

Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 22 dhjetor 2022:

  1. Votimi i Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovë për periudhën 2022-2023.

Të ngajshme

Sa njerëz e shfrytëzojnë ChatGPT-në gjatë javës?

Rrezarta Ramaj

19-vjeçari gjendet pa shenja jete në Nikaj të Kaçanikut, policia nis hetimet

Rrezarta Ramaj

Dy orë prej kur filloi, ende po vijon takimi Kurti-Hamza

Rrezarta Ramaj