Telenews

Netët gjysmëfinale të Eurovision 2026, zbulohet data kur do të konkurrojë Shqipëria

Shorti i gjysmëfinaleve të edicionit të 70-të të Eurovision Song Contest ka përcaktuar si do të ndahen performancat e shteteve në dy netët gjysmëfinale.

Ceremonia u mbajt në Rathaus të Vjenës. 30 nga 35 transmetuesit janë lejuar të konkurrojnë në gjysmëfinale, ku secila do të mirëpresë 15 performanca.

Në gjysmëfinalen e parë të 12 majit, shtetet performuese janë:

Gjeorgjia (GPB)
Portugali (RTP)
Kroacia (HRT)
Suedia (SVT)
Finlanda (YLE)
Moldavia (TRM)
Greqia (ERT)
Mali i Zi (RTCH)
Estonia (ERR)
San Marino (RTV)
Poloni (TVP)
Belgjika (RTBF)
Lituania (LRT)
Serbia (RTS)
Izraeli (KAN)

Në gjysmëfinalen e dytë të 14 majit, shtetet performuese janë:

Armenia (AMPTV)
Rumania (TVR)
Zvicra (SRG SSR)
Azerbajxhani (Ictimai)
Luksemburgu (RTL)
Bullgaria (BNT)
Çekia (CT)
Shqipëria (RTSH)
Danimarka (DR)
Qipro (CyBC)
Norvegjia (NRK)
Malta (PBS)
Australia (SBS)
Ukraina (Suspilne)
Letonia (LSM)

Renditja e saktë e konkurrimit për dy gjysmëfinalet do të përcaktohet në fund të marsit.

Shqipëria do të përfaqësohet në “Austria Arena” me këngën “Nan” nga Alis Kallaçi. Pas bashkimit të votimit të publikut dhe jurisë, vendet e 10-shes kryesore të çdo gjysmëfinaleje do t’u bashkëngjiten në finalen e madhe 5 vendeve të kualifikuara më parë.

Finalja do të mbahet më 16 maj. Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Austria janë të kualifikuara automatikisht në finale, por duhet të transmetojnë dhe të votojnë në një nga netët gjysmëfinale

Të ngajshme

Rama: Së shpejti do të kemi një koalicion me bazë të gjerë në Prishtinë

Rrezarta Ramaj

Konjufca: Forcimi i Kosovës si pjesë e Aleancës Perëndimore do ta bëjë aleancën më të fuqishme

Rrezarta Ramaj

Udhëtime të rregullta Kosovë – Gjermani me Kompania Turistike SHPEJTIMI

Rrezarta Ramaj