Neymar Jr-i mund të largohet përsëri nga Santosi.
Lëndimet e shumta dhe ndikimi jo i madh në skuadër, po e bëjnë brazilianin të mendojë për të ardhmen.
Sipas “The Athletic”-ut është skuadra nga MLS-ja, FC Cincinnati ajo që po interesohet për të, ku ka angazhuar drejtuesit e saj dhe grupin menaxherial të Neymarit në diskutime paraprake rreth një transferimi tronditës të mundshëm të yllit brailian në Shtetet e Bashkuara.
“Diskutimet rreth yllit brazilian janë në fazat shumë të hershme”, thotë raporti. Cincinnati thuhet se beson se fuqia e tyre financiare dhe projektet e reja do të ishin tërheqëse për Neymarin.
Superylli brazilian ka një kontratë deri në fund të vitit 2026 me Santosin.

